Telegrafi

Të shtëna armësh në restorantin plot klientë, plumbat fluturonin para fytyrës së një foshnje – arrestohet sulmuesi nga policia amerikane (Video, +16)  

Policia e Nju Jorkut ka ngritur padi kundër Diontre Green, 19-vjeç, i cili kishte hapur zjarr brenda një restoranti të mbushur me klientë në Long Island dhe atë në mes të ditës.

Green po qëndronte ulur kur dy të rinj iu afruan në mesin e tyre edhe Tarik Corbyn, 20-vjeç. Ata njiheshin më herët, dhe në momentin që iu afruan, Green nxori revolen dhe filloi të shtie në drejtim të Corbynit, transmeton Telegrafi.

Në atë moment kritik brenda restorantit ishin të paktën 20 persona, kurse në videon e publikuar më poshtë shihet kaosi i krijuar pas të shtënave, ku plumbat fluturuan pak centimetra larg një foshnje që ishte ulur në një karrige për fëmijë, dhe po drekonte me nënën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

E për ta tensionuar edhe më shumë situatën, gjatë të shtënave një burrë duke vrapuar për t’u shtrirë në dysheme për t’i shpëtuar plumbave, për pak sa nuk e rrëzon foshnjën. Ndërkaq në xhemperin e një gruaje që po drekonte është gjetur një plumb i cili për fat të mirë nuk e kishte prekur trupin e saj.

E Corbyn që ishte cak është goditur nga të paktën një plumb, megjithatë ka arritur pa ndihmën e askujt të shkoj deri në spitalin më të afërt. Në anën tjetër policia ka njoftuar se pas disa minutave kishin arrestuar Green. /Telegrafi/