Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në një shkollë në Suedi, raportohet për pesë të lënduar – në mesin e tyre një polic

Një shkollë në Suedi është në bllokim total, pas raportimeve për të shtëna me pushkë automatike.

Policia suedeze ka konfirmuar se i janë përgjigjur thirrje për kërcënim me sulm vdekjeprurës në shkollën Risbergska në qytetin Orebro, 125 milje në perëndim të Stokholmit.

Pesë persona janë qëlluar, por për gjendjen e tyre shëndetësore nuk dihet akoma asgjë, kanë bërë të ditur nga policia suedeze.

E në mesin e të lënduarve besohet të jetë edhe një zyrtar policor, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Telegrafi.

Media suedeze Atfonbladet raporton se spitalet lokale janë duke u përgatitur për një fluks pacientësh – me dhomat e emergjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv që po kompletohen me mjetet e nevojshme.

Njerëzit që jetojnë në zonën Vasthaga janë urdhëruar të futen nëpër strehimore apo të mos dalin nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version