Telegrafi

Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, raportohet për të paktën shtatë të lënduar

Të shtëna armësh kanë ndodhur brenda një shkolle të mesme në Kaliforni, ku raportohet se të paktën shtatë persona janë lënduar.

Të shtënat ndodhën rreth orës 7:45 në shkollën Saugus në Santa Clarita, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles, kanë bërë të ditur se të paktën gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në spital pas plagëve të marra nga shtënat e armëve.

Zyra e sherifit në Los Angeles ka njoftuar në Twitter, se zyrtarë të shumtë policor janë vënë pas një mashkulli me prejardhje aziatike.

Një student i identifikuar si Riley ka deklaruar për KTLA5, se ishte duke qëndruar pranë librarisë së shkollës me miqtë kur dëgjoi pesë të shtëna.

Policët aktualisht janë duke kërkuar personin e dyshuar, që besohet se mund të jetë fshehur në shkurre jo larg shkollës ku ndodhën të shtënat. /Telegrafi/