Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë, nuk raportohet për të lënduar

Disa plumba janë shkrepur gjatë të mërkurës në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë të Holandës, ka njoftuar policia e këtij vendi, shkruan Washington Post.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga këto të shtëna, ndërsa policia ka njoftuar se ka filluar hetimet, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i policisë, Steven van Santen, ka bërë të ditur se ata ishin alarmuar në orët e para të mëngjesit, kur edhe u raportua për disa të shtëna në afërsi të ndërtesës së ambasadës.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur disa gëzhoja të plumbave si dhe disa vrima në dritare.

Motivi i të shtënave ende nuk dihet, ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët për të mësuar më shumë rreth këtij rasti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version