Një shkollë e mesme në Kaliforni është evakuuar për shkak të të shtënave afër.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht nuk ka informata se çfarë po ndodh dhe nëse i dyshuari është arrestuar.
Live now: #Woodland High School at #California #USA is on lockdown at police investigate a shooting threat… pic.twitter.com/oBnqtzTlKU
— Sitra (@Sitra25295412) May 10, 2019
Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje, në njërën prej të cilave shihet se si nxënësit, një nga një dalin nga shkolla dhe se si ata janë grumbulluar në një teren sportiv.
Thuhet se nxënësit janë evakuuar dhe se policia është duke kontrolluar klasat. /Telegrafi/