Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh drejt një shtëpie në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:44, në Vushtrri.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version