Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur sonte në komunën e Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës , Avni Zahiti tha për Telegrafin se lidhur me rastin kanë arrestuar një person të dyshuar.
“Sonte rreth orës 21:00, në Vushtrri është raportuar për të shtëna. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa si prova materiale ka sekuestruar një armë dhe një gëzhojë – nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.
Zahiti theksoi se me rastin po merren njësitet përkatëse policore. /Telegrafi/