Policia e Kosovës rreth orës 14:00 ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/