Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Zagrebi”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas saj, kjo rrugë aktualisht është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Rreth orës 13:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar.”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/