Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e hënë në Podujevë.
Policia njofton se një dëshmitar ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 19.08.2024-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti duke u hetuar. /Telegrafi/