Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, arrestohet personi i dyshuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “posedim të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin e bërë nga policia, thuhet se me datën 11.11.2019 rreth orës 17:40, në Pejë, janë njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një plumb ka goditur shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar, transmeton Telegrafi.

“Policia me të marrë informatën menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktit me viktimën ka kuptuar se derisa ishte duke qëndruar në dhomën e ndejës fillimisht ka dëgjuar një të shtënë të armës, ku sapo është ngritur në këmbë ka dëgjuar edhe dy të shtëna dhe nga këto të shtëna është goditur shtëpia e tij. Me urdhër të prokurorit të Shtetit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit: J. G. i lindur me 1974 m/k/sh, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara kanabis”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion, ku me vendim të prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version