Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zjaq të Mitrovicës, të mërkurën në ora 11:45.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/