Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është raportuar për të shtëna me arme zjarri në shtëpinë e një personi në Koliq të Prishtinës.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se me me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz.
“Koliq, Prishtinë 25.11.2024-21:00. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/