Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, por nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrahim Beqiri’ Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja ka thënë se  bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version