Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qytetin e Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka hasur në një person të shtrirë, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i plagosur.
“Policia është njoftuar për shkrepje me armë zjarri, pas arritjes në vendin e ngjarjes policia ka hasur në një person të shtrirë në tokë, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga mjekët është konstatuar se i njëjti nuk është i lënduar nga arma e zjarrit”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe dy gëzhoja, dhe se janë duke u kryer hetimet nga njësitet kompetente. /Telegrafi/