Një person është arrestuar pasi që pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të femrës me kombësi egjiptiane, ndërsa fizikisht ka sulmuar një person tjetër duke e goditur me tytën e revoles.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/