Telegrafi

Të shtëna me armë në Obiliq, nuk ka persona të lënduar

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:40 afër një marketi, në Obiliq.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke arrestuar dy persona të dyshuar.

Ndërkaq, siç tha Hoxha në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e gjatë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur.

“Sot rreth orës 12:40 Policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri afër një marketi në Obiliq. Menjëherë njësitë policore të stacionit policor Obiliq, kanë dal në vendin e ngjarjes me ç ‘rast kanë lokalizuar dy të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë sjell ne Stacion Policor për procedura te tjera. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e gjatë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur. Deri në këto qaste nuk kemi të raportuar ndonjë person të lënduar”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/