Telegrafi

Të shtëna me armë në një shkollë në Bremerhaven të Gjermanisë, një grua përfundon në spital

Një grua ka përfunduar e shtruar në spital pasi një sulmues hapi zjarr në një shkollë në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi në Bremerhaven – 90 kilometra në perëndim të Hamburgut në veriperëndim të vendit – të enjten në mëngjes.

Dhe policia ka bërë të ditur se ka bërë një arrestim.

Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të gruas.

“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë. “Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”. /Telegrafi/