Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Kolovicë të Prishtinës

(E plotësuar) Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e sotme në Kolovicë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në lagjen ‘Kolovicë’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike dhe dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar tre persona të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi ai.

– – – – –

Rreth orës 15:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës.

Telegrafi mëson se disa persona kane pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe me pas janë dëgjuar të shtëna me armë.

Ende nuk dihet nëse ka te lënduar.

Lajmi në përditësim… /Telegrafi/

Exit mobile version