Telegrafi

Të rinjtë e Realit barazuan në fushën e ndërtuar në kulmin e një ndërtese (Foto)

Real Madrid Castilla kanë barazuar me rezultat 2-2 ndaj CD Mensajeros.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari nuk po kalon në një periudhë të mirë këtë sezon edhe pse pjesë e saj ka lojtarë cilësor që pritet të kenë një të ardhme të madhe si ajo e Martin Odegaard.

E veçanta e këtij barazimi ishte se ndeshja u luajt në kulmin e një ndërtese.

Stadiumi i vendasve quhet Santa Cruz dhe është magjepsës.

Formacioni i Mensajeros: Jone – Gabi Ramos, Moreno, Jaime, Juanda – Portilla, Matías, Ale – Vianney (Víctor Marco 75′), Nacho, Alex Cruz (Yeray 65′).

Formacioni i Real Madrid Castilla: Carlos Abad – Hakimi, Lienhart, Hermoso, Tejero – Tena, Valverde, Javi Muñoz – Campuzano (Nikos 71′), Sergio Díaz (Cedrés 59′), Odegaard.

Golat: 1-0 Nacho Rodríguez (38′), 1-1 Campuzano (51′), 2-1 Yeray (73′), 2-2 Nikos (85′). /Telegrafi/