Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion simbolik kundër largimit të taksës ndaj produkteve të Serbisë, duke hedhur biskota “Plazma” në oborrin e Qeverisë.
Të rinjtë e AAK-së mbanin pankarta me mbishkrimin “Na ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”, “Populli nuk harron, Serbia nuk kalon”, “Se japim tregun pa njohje” etj.
Në këtë aksion u tha se taksa nuk duhet të hiqet taksa pa njohje.
“Të rinjtë e AAK-së i bëjnë me dije Kurtit që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë dhe mos ta fusë ndikimin serb në Kosovë. Kërkojmë të mos hiqet taksa. Nuk do t’i lejojmë që veprimet e tij që dikur i mbronte me fanatizëm, e sot bëhet sikur është një engjëll… Mos të kthej Serbinë në Kosovë, ndoshta e ka marrë malli për prodhimet e Serbisë dhe sot ia kemi pru një ‘Plazma’, të cilat produkte ne nuk i konsumojnë sepse i kemi prodhimet tona”, u tha në këtë aksion.
Të rinjtë e AAK-së në objektin e Qeverisë hodhën “Plazma”. /Telegrafi/