Site icon Telegrafi

“A do të qëndroj?” – Ronaldo: E ardhmja ime nuk ka rëndësi, ajo që do të ndodhë do të jetë për më të mirën

(Foto: Instagram/cristiano)

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se nuk ka rëndësi e ardhmja e tij në nivel grupi dhe se është i përqendruar që ta fitojë Kampionatin Evropian.

Thashethemet për largimin e 36-vjeçarit nga Juventusi janë duke vazhduar edhe gjatë kohës sa ai ndodhet në ‘Euro 2020’.

Porse superylli portugez nuk shqetësohet për raportimet e vazhdueshme në media dhe dëshiron sukses me kombëtaren, e cila e nis Evropianin me takimin e të martës ndaj Hungarisë.

(Foto: Instagram/cristiano)

“Kam luajtur në nivelin më të lartë për 18 vite. Nuk më pengon. Po të isha 18 apo 19 vjeç, nuk mendoj se do të flija duke menduar për të ardhmen”.

Lexo po ashtu Juventusi do të mbajë Ronaldon, pasi klubet e interesuara nuk duan të paguajnë sa merr portugezi aktualisht

“Tash jam 36 vjeçar. Nëse do të qëndroj? Nuk ka rëndësi tash. Ajo që do të ndodhë do të jetë për më të mirën. Tash jam i përqendruar te Kampionati Evropian, dua të fitoj dhe dua të kem mendime pozitive nga ndeshja e parë deri tek e fundit”, ka deklaruar CR7 në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version