Mediat suedeze e kanë publikuar një video nga viti 2014, në të cilën mund të dëgjohet një debat i ashpër mes Zlatan Ibrahimovic dhe Marko Arnautovic, pas ndeshjes mes Austrisë dhe Suedisë.
Këto dy përfaqësuese do të përballen në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’ dhe për këtë arsye, ky xhirim është publikuar pikërisht tani.
Pas ndeshjes së zhvilluar para nëntë vitesh, kishte ardhur deri te një konfrontim verbal ndërmjet dy futbollistëve me origjinë nga Ballkani që për pak ka mundur të eskalojë në përleshje fizike.
Kur kalonte pranë zonës së shtypit, Ibrahimovic i kishte thënë Arnautovicit: “Do të pres në Suedi”, derisa futbollisti tjetër iu përgjigj: “Eja tani”.
Blir tyvärr inget returmöte mellan dessa 🥴
Någon annan får ta kampen med Österrikes Zlatan…
⚽ Sverige–Nya Zeeland 16 juni på TV6 och Viaplay
⚽ Österrike–Sverige 20 juni på TV6 och Viaplay pic.twitter.com/xqAnjJAabZ— Viaplay Fotboll (@ViaplayFotboll) June 14, 2023
Padyshim që austriaku kishte inat kundrejt të madhit Zlatan, i cili vazhdoi ta kërcënonte: “Këtu je në shtëpi, këtu i ke shokët, do të lë të shkosh…”.
Teksa në prapavijë dëgjohet Arnautovic teksa sfidon Ibran: “Nuk guxon tani”.
Pikërisht në atë moment, sulmuesi legjendar është nisur drejt tij, por më pas ka hequr dorë kur ka parë se gazetarët po e prisnin të jepte një deklaratë dhe gjithçka përfundoi me kaq teksa ai dhuroi një buzëqeshje. /Telegrafi/