Për dy javë klubet do të jenë në pushim, ndërsa reflektorët do të jenë të drejtuar kah kombëtaret.
32 nga to do t’i kryejnë përgatitjet e fundit e fundit para se të luajnë në Kupën e Botës që mbahet në Rusi në muajt qershor dhe korrik.
Shumë kombëtare që marrin pjesë në botëror do të përballen mes vete.
Më poshtë i gjeni nëntë ndeshje që do të zhvillohen brenda këtyre ditëve që tifoët e futbollit nuk duhet t’i humbasin.
Uruguai – Republika e Çekisë, e premte, 23 mars, 12:35
Uruguai do të jetë përballë një sfidë shumë të fortë me një kombëtare të respektuar si ajo çeke. Do të shihet nga afër se a vazhdon funksionimi i dyshes fantastike të sulmit, Luis Suarez dhe Edinson Cavani.
Rusi – Brazil, e premte, 23 mars, 17:00
Vendasit do të jenë përballë një favoriti për ta fituar këtë garë. Do të jetë një test për Brazilin dhe trajnerin Tite, që do të luajnë pa Neymarin.
Portugali – Egjipt, e premte , 23 mars, 20:00
Do të jetë një ndeshje interesante me njërin për lojtarët më të mirë të momentit Salah, i cili përballe do ta ketë Cristiano Ronaldo.
Peru – Kroaci, e premte, 23 mars, 20:45
Dy kombëtare që do të jenë në Rusi. Në fyushë do të jenë lojtarë si Farfan, Modric, Cueva e Rakitic.
Gjermani – Spanjë, e premte, 23 mars, 20:45
Dy fituesit e fundit të Kupës së Botës, do të jenë përballë njëri tjetrit. Yjet më të mëdha botëror do të jenë në fushë në tentim që ta marrin emrin e favoritet për kampionatit që po vjen.
Holanda – Anglia, e premte, 23 mars, 20:45
Holanda mungon në Kupën e Borës, ndërsa Anglia do të vijë në këtë përbnallja pa lojtarin më të mirë, Harry Kane.
Italia – Argjentina, e premte, 23 mars, 20:45
Italia do të mungojë në Kupën e Botës, ndërsa në anën tjetër do të jetë Argjentina, një favorit për ta fituar.
Franca- Kolumbia, e premte, 23 mars, 21:00
Një ndeshje me shumë yje në fushë si Griezmann, Mbappe, Pogba, James Rodriguez, Falcao dhe Muriel.
Islanda – Meksika, e premte, 23 mars, 22:00
Dy kombëtare të tjera që do të jenë në Kupën e botës. Chicharito dhe Carlos Vela të Meksikës, do të jenë përballë islandezëve të ftohtë. /Telegrafi/