Ministria për punë dhe politika sociale (MPPS), njofton se në bazë të Ligjit për festa, të premten e ardhshme, pra 29 prill, nuk do të punohet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë datë bie festa e Pashkëve ortodokse, prandaj është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks. Ndryshe, kjo festë emërohet edhe si E premtja e madhe./Telegrafi/