Me qëllim të realizimit të paradhënies për ndihmë të personave nga zonat e prekura nga vërshimet, Ministria për financa i fton të gjithë personat që janë evidentuar nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve, të japin njoftim se në cilën bankë afariste dëshirojnë tu paguhet kompensimi material, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Ministria për financa, pagesa e mjeteve do të bëhet me para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste të cilën do ta përcaktojë personi. Bankat do ta realizojnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim, letër njoftim ose dokument udhëtimi.
Në njoftim po ashtu shtohet se për këtë qëllim, personat e evidentuar në listat e dorëzuara nga Komisioni për vlerësimin e dëmtimeve dhe listat e dorëzuara nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve të pronës së tundshme dhe patundshme në zonat e prekura nga moti i ligë dhe vërshimet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, duhet ta lajmërojnë bankën e përzgjedhur në këto telefona për kontakt: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742.
Paraqitjen mund ta bëjnë nesër dhe pasnesër prej orës 9 deri në ora 17:30, ndërsa të hënën prej orës 8:30 deri në ora 19./Telegrafi/