Site icon Telegrafi

Të plagosurit në Veternik janë në gjendje stabile, pritet të lirohen nga QKUK-ja

Foto: Arkiv

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik.

Policia ka bërë të ditur për Telegrafin se të njëjtit fillimisht ishin përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë, ku pastaj u përdorën edhe armët.

Si pasojë e kësaj të plagosur kanë mbetur dy vajza dhe një djalë.

Lexo po ashtu Dy vajza dhe një djalë të plagosur me armë zjarri në Veternik, Prokuroria jep detaje për rastin

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe gjendja e tyre është stabile.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla tha për Telegrafin se janë në përfundim të konsultimeve të nevojshme dhe se të njëjtit do të lëshohen pastaj në shtëpi.

“Po i kemi pranuar në Emergjencë, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tyre është stabile. Jemi duke i përfunduar konsultimet e nevojshme dhe pas tyre do të lëshohen në shtëpi”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

Exit mobile version