Telegrafi

Të pasmet që çuan peshë gjithë Londrën (Foto)

Ylli televiziv, Kim Kardashian – e cila posedon të pasmet më të famshme në botë – ka qëndruar në Londër për dy ditë duke i bërë të gjitha mediat të flasin për të.

Arritja e 35-vjeçares në kryeqytetin anglez u shoqërua me interesim të madh, madje ishte bllokuar edhe komunikacioni. Derisa burri i saj, Kanye West, mbeti nën hije.

Madje në një moment reperin nuk e njohu as sigurimi duke e larguar anash.

Në ditën e parë të arritjes, bukuroshja ishte veshur thjesht, mirëpo në ditën e dytë të daljes së saj, gjatë pjesëmarrjes në evenimentin e Vogue, fansat dhe fotoreporterët ishin grumbulluar në masë të madhe.

Dhe patën çfarë të shihnin. E veshur me një fustan, Kim dhuroi shou duke i vënë në plan të parë të pasmet.

Në një dalje tjetër, ajo kishte ekspozuar gjoksin me një dekolte mjaft të hapur. /Telegrafi/