Ky është momenti bizar, kur një të vdekur e kanë varrosur së bashku me veturën e tij.
Në Shanxi të Kinës, është shfrytëzuar krani që të bartte një veturë, në të cilin ndodhej pronari saj i vdekur.
Me të afruar pranë varrit që duket si një tunel i vogël, veturën e largojnë nga litarët, transmeton Telegrafi.
Me rënie të lirë, vetura hyn në varr e më pas i vendosin lulet. Pjesën që është e hapur e kanë mbyllur me beton dhe tulla.
Në këtë formë, të afërmit kanë menduar ta varrosur të dashurin e tyre, i cili kishte qenë një fanatik veturash. /Telegrafi/