Site icon Telegrafi

Të paktën tre të vdekur pasi Rusia nis sulme të reja me raketa në Ukrainë

Rusia ka lansuar një breshëri të re raketash në Ukrainë të premten dhe sistemet e mbrojtjes ajrore hynë në veprim në të gjithë vendin, thanë zyrtarët ukrainas.

Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, tha se Rusia po “sulmon masivisht” vendin.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë vrarë të paktën tre persona.

Veç kësaj, kompania kombëtare e energjisë e Ukrainës thotë se më shumë se gjysma e konsumatorëve të energjisë në të gjithë Ukrainën janë prekur nga sulmet.

Në Kryvyi Rih, një ndërtesë banimi u godit, duke shkaktuar frikën se njerëzit mund të bllokoheshin në rrënoja.

“Shkallët u shkatërruan. Dy persona u vranë”, shkroi guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko në Facebook.

“Të paktën pesë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë”, shtoi ai. “Të gjithë janë në spital”.

Një person i tretë vdiq në rajonin jugor të Khersonit pasi një bllok apartamentesh u godit nga bombardimet ruse që shkaktuan një zjarr, thanë autoritetet rajonale. /Telegrafi/

Exit mobile version