Telegrafi

Të paktën tre të vdekur në shpërthimin e urës së Krimesë

Të paktën tre persona u vranë në shpërthimin e urës së Kerch, sipas Komitetit Hetues të Rusisë, duke cituar informacionin paraprak.

Në një deklaratë në kanalin Telegram, Komiteti njoftoi se “sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e incidentit. Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë”.

“Aktualisht, trupat e dy viktimave janë marrë tashmë nga uji – një burri dhe një gruaje, identitetet e tyre janë duke u përcaktuar”, thuhet më tutje.

Komiteti gjithashtu përditësoi njoftimin e mëparshëm se një kamion në urë ishte hedhur në erë, raporton cnn.

“Hetuesit e Komitetit Hetimor Rus përcaktuan edhe të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij. Ky është banor i Krasnodarit, në vendbanimin e tij janë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së mjetit dhe dokumentacioni përkatës. janë duke u studiuar”, njoftoi Komiteti.

Ndryshe, Rusia disa herë kishte deklaruar se ura që lidh Krimenë me shtetin rus, kurrë nuk do të mund të shkatërrohet pasi që është mjaft e sigurt. /Telegrafi/