Zyrtarët ukrainas raportojnë se të paktën pesë persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa këtë pasdite në Odesa.
Raketat goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytet, raporton skynews.
Zyrtarët thanë se forcat ruse lansuan të paktën gjashtë raketa, por shumica prej tyre u rrëzuan nga forcat ukrainase.
The only aim of Russian missile strikes on Odesa is terror. Russia must be designated a state sponsor of terrorism and treated accordingly. No business, no contacts, no cultural projects. We need a wall between civilization and barbarians striking peaceful cities with missiles.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 23, 2022
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke pohuar se Rusia po ushtron terror në Odesa.
“Qëllimi i vetëm i sulmeve me raketa ruse në Odesa është terrori. Rusia duhet të cilësohet si shtet që sponsorizon terrorizmin dhe të trajtohet në përputhje me rrethanat”, ka shkruar ai në Twitter.
Kujtojmë se autoritetet ukrainase kanë rapotuar sot se dy civilë janë vrarë në Luhansk pas bombardimeve nga ushtria ruse.
Ndryshe, Rusia raportohet se për synim ka marrjen nën kontroll të pjesës lindore të Ukrainës dhe bashkimit me një rajon separatistë moldav, Transnistria. /Telegrafi/
https://twitter.com/TpyxaNews/status/1517844728913567746
https://twitter.com/TpyxaNews/status/1517847699571281928