Telegrafi

Të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar – pamje që tregojnë zjarret dhe tymin pas sulmit të fundit në Kiev

Një sulm me raketa ruse në kryeqytetin e Ukrainës ka vrarë të paktën një person dhe ka dëmtuar një ndërtesë dykatëshe.

Ndërsa dalin më shumë detaje për atë që ndodhi, shefi i policisë rajonale Andriy Nevytov ka shpërndarë një video që tregon pasojat e sulmit.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje pasi flakët vazhdojnë të djegin dhe zona është përfshirë nga tymi i dendur.

Pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, qeveria ushtarake e Kievit kanë thënë se një ndërtesë dykatëshe u dëmtua në sulmin pak më parë.

Ndërsa zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha se disa njerëz u lënduan gjatë sulmit, por nuk specifikoi se sa.

“Tashmë ekipet e shpëtimit po ofrojnë ndihmë për viktimat dhe po punojnë për eliminimin e pasojave”, tha ai. /Telegrafi/