Telegrafi

Të paktën dhjetë të vrarë nga të shtënat në Los Angeles

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën nga të shtënat masive në lindje të Los Angeles, derisa po festohej Viti i Ri Hënor, ku ishin mbledhur mijëra persona për të festuar, ka bërë të ditur policia amerikane, raporton CNN.

Rreshteri Bob Boese nga zyra e sherifit në Los Angeles, ka thënë se nga të shtënat që ndodhën të shtunën mbrëma, kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona në Monterey, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, i dyshuari është një mashkull identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar.

Lexo po ashtu Të shtëna masive në Kaliforni, raportohet për disa të plagosur

“Akoma po i presim emrat (e të vrarëve), motivet e sulmit të dyshuarit”, shtoi Boese.

Monterey është një qytet me rreth 60 mijë banorë me një popullatë kryesisht të banuar nga ata që kanë prejardhje nga Azia, dhe gjendet rreth 16 kilometra nga Los Angeles.

Seun Won Choi, që ka në pronësi një restorant me ushqim deti, matanë rrugës ku ndodhën të shtënat, ka thënë se të paktën tre persona janë futur në lokalin e tij duke i kërkuar t’i mbyll dyert. /Telegrafi/