Site icon Telegrafi

Të paktën dy të vdekur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre janë plagosur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, thonë raportet.

Këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, konfirmoi numrat pas bombardimeve herët në mëngjesin e së hënës, përcjell Telegrafi.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave më herët tha se një predhë artilerie ruse kishte goditur një ndërtesë banimi nëntë-katëshe dhe kishte dëmtuar disa apartamente.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr. /Telegrafi/

Exit mobile version