Të paktën gjashtë mijë fëmijë ukrainas janë mbajtur në të paktën 43 kampe ruse në shtetin ukrainas, sipas një raporti amerikan.
Studiuesit e Universitetit Yale zbuluan se objektet përbënin një “rrjet sistematik në shkallë të gjerë”.
Moska ka mohuar akuzat që forcat e saj kanë kryer krime lufte dhe Kremlini e cilësoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për Vladimir Putin si “të pavlefshëm”.
Ukraina vlerëson se numri i “fëmijëve të vjedhur” është mbi 16 mijë, me vetëm 300 prej tyre të kthyer në shtëpi deri më tani, raporton skynews.
Volodymyr Zelensky i quajti dëbimet e supozuara të fëmijëve një “të keqe shtetërore që fillon pikërisht nga zyrtari më i lartë i shtetit [rus]”. Ai tha se qeveria ukrainase do të bëjë gjithçka që mundet për të kthyer çdo fëmijë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/