Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me një sulm me dron dhe raketa, duke plagosur të paktën 19 persona, thanë zyrtarët lokalë.
Ushtria ukrainase ka raportuar se ka rrëzuar 35 nga 53 raketat e lëshuara në objektiva në të gjithë vendin, si dhe 46 nga 47 dronët sulmues.
Bëhet e ditur se sulmet ishin pjesë e një serie goditjesh të vazhdueshme nga Rusia kundër rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, tha në një deklaratë se infrastruktura energjetike në rajonet Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kirovohrad dhe Ivano-Frankivsk ishte gjithashtu në shënjestër.
E dëmtimi i infrastrukturës energjetike të Ukrainës i ka detyruar liderët e vendit të vendosin ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin.
Civilian people, infrastructure, and energy facilities. This is what Russia is constantly at war with. This night, another barrage of over 50 missiles of various types and around 50 “Shahed” drones targeted the south, center, and west of Ukraine.
I am grateful to our warriors… pic.twitter.com/1tmt6aly08
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 1, 2024
Në përgjigje të sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti nevojën e Kievit për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga aleatët e tij perëndimorë.
“Civilët, infrastruktura dhe objektet energjetike. Kjo është ajo me të cilën Rusia është vazhdimisht në luftë”, tha Zelensky.
“Partnerët tanë e dinë saktësisht se çfarë nevojitet për këtë. Patriot shtesë dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Përshpejtimi dhe zgjerimi i dërgesës së F-16 në Ukrainë. Sigurimi i luftëtarëve tanë me të gjitha aftësitë e nevojshme”, shtoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/