Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza thotë se një sulm ajror i sotëm izraelit vrau të paktën 14 persona në një zonë veriore të territorit palestinez.
Dr. Munir Al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha CNN se viktimat ishin rezultat i një sulmi ajror në Jabalya në veri të Gazës.
Ai po fliste nga një objekt i improvizuar mjekësor pasi që shumica e spitaleve janë jashtë funksionit në Rripin e Gazës.
“Deri në këtë moment kemi pranuar 14 trupa, kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë persona të lënduar pas sulmeve ajrore në dy shtëpi në Jabalya Veriore”, tha zyrtari.
“Shtëpitë kanë pritur shumë banorë të zhvendosur nga zona. Sulmi ajror ndodhi rreth orës 7:00”, shtoi ai.
CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për komente mbi çdo objektiv të goditur në zonën Jabalya të shtunën në mëngjes, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Telegrafi/
https://twitter.com/Timesofgaza/status/1735917683424506357