Telegrafi

Të paktën 130 tanke ruse u shkatërruan afër Vuhledar

Forcat ukrainase kanë shkatërruar të paktën 130 tanke dhe transportues të blinduar të personelit gjatë luftës tre-javore pranë Vuhledar, në rajonin lindor të Donetskut, ka thënë ushtria e Ukrainës për New York Times.

Në raportin e saj, gazeta amerikane shkroi se beteja pranë qytetit të minierave të qymyrit, Vuhledar kishte prodhuar atë që zyrtarët ukrainas e kishin përshkruar si “beteja më e madhe e tankeve të luftës deri më tani” dhe një “pengesë për rusët”.

Ushtria ukrainase pretendon se forcat ruse kanë humbur të paktën 130 tanke në këtë proces, raporton skynews.

Lexo po ashtu A ka filluar Ukraina një luftë me dronë ndaj Rusisë?

Luftimet më të ashpra në shtetin ukrainas vazhdojnë të jenë në zonat lindore të Ukrainës, ku Rusia kërkon kontroll mbi të katër provincat që aneksoi ilegalisht.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu se forcat ruse kanë vendosur trupa dhe pajisje shtesë, duke përfshirë tanke moderne T-90, në ato zona.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/