Telegrafi

Të paktën 13 të vdekur nga sulmet ajrore ruse mbi fabrikën e bukës në Kiev

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse mbi fabrikën e bukës në Makariv që gjendet në rajonin e Kievit, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Pesë persona tjerë janë shpëtuar, e numri i personave total që ishin brenda fabrikës para se të ndodhte sulmi besohet të jetë 30, transmeton Telegrafi.

Kjo po ndodh pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, se trupat ruse po vazhdojnë të granatojnë disa qytete – përfshirë Kievin, pavarësisht premtimit për hapjen e korridoreve humanitare.

Armëpushimi dhe hapja e korridoreve humanitare do t’i mundësonte civilëve të evakuohen në zona më të sigurta, dhe me shpejtësi të largohen në veçanti nga Kievi, Mariupoli, Kharkivi dhe Sumy. /Telegrafi/