Nga telefonata e fundit e Blinken me zyrtarët izraelitë deri tek numri i të zhvendosurve nga Rafah që kalon një milion, këto janë zhvillimet më të fundit nga lufta Izrael-Hamas.
Siç raportohet, sulmet e fundit izraelite kanë vrarë të paktën 11 persona në Gazën Qendrore.
Një goditje në një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij ka vrarë katër persona, duke përfshirë tre fëmijë.
Sulmi tjetër vrau shtatë të tjerë në kampin Nuseirat, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shtyrë Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një armëpushim të ri dhe marrëveshje pengjesh.
Në një telefonatë me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant dhe anëtarin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, Blinken thuhet të ketë “theksuar se Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen pa vonesë”, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.
Forced displacement has pushed over 1 million people away from Rafah.
Thousands of families now shelter in damaged & destroyed facilities in Khan Younis, where @UNRWA keeps providing essential services despite increasing challenges. Conditions are unspeakable.#CeasefireNOW pic.twitter.com/qRVnWmfZSr
— UNRWA (@UNRWA) June 3, 2024
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli i ka ofruar Hamasit një marrëveshje trefazore, duke deklaruar se është koha për t’i dhënë fund luftimeve në Gazë.
Ndërsa Hamasi deklaroi se e shihte propozimin “pozitivisht”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa “të shkatërrojë Hamasin”.
Ndryshe, numri i njerëzve të zhvendosur nga Rafahu ka kaluar një milion, ka njoftuar UNRWA në një deklaratë në rrjete sociale.
Mijëra familje tani po kërkojnë strehim në zonat e shkatërruara të Khan Younis. /Telegrafi/