Tashmë është konfirmuar se Lionel Messi do ta bartë fanellën me numrin 30 te klubi i tij i ri, Paris Saint-Germain.
Sonte (e martë) në internet kanë rrjedhur pamje, në të cilat shfaqet superylli argjentinas me fanellën e skuadrës nga Ligue 1, derisa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se prezantimi zyrtar do të bëhet nesër (e mërkurë).
Leo Messi will be unveiled tomorrow as new Paris Saint-Germain number 30. 👕🔵🔴3️⃣0️⃣ #PSG #Messi pic.twitter.com/RvqTDoq97r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2021
Pas rrjedhjes së fotografive me fanellën me numrin 30, Messi rikujton kohën kur për herë të parë si adoleshent depërtoi në ekipin senior të Barcelonës.
Asokohe, ai e kishte bartur atë numër gjatë sezoneve 2004/2005 dhe 2005/2006, ndërsa më pas (në sezonin 2006/2007) e mori fanellën me numrin 19 që e kishte lënë Fernando Navarro.
Pas largimit të legjendës braziliane, Ronaldinho (që nënshkroi për Milanin), nga viti 2008, Messi e ka qenë ikoniku me numrin 10 te katalunasit. /Telegrafi/