Boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather do të përballet me kampionin dyfishtë të UFC, Conor McGregor, në meçin e shumëpritur më 26 gusht në Las Vegas.
Dueli do të zhvillohet ose në MGM Grand Garden ose në T-Mobile Arena Las Vegas, ndërsa nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes.
Komisioni Atletik i Nevadas e ka miratuar kërkesën nga promovuesve të e Mayweather për duelin e madh në MGM Grand, mirëpo vendi i përballjes mund të ndryshojë (në T-Mobile Arena).
Meçi do të transmetohet nga Showtime dhe ata që duan ta shohin duhet të paguajnë për ta parë.
Mayweather konsiderohet si boksieri më i madh i gjeneratës së tij dhe ndër më të mirët në histori në kategorinë e tij. Gjatë karrierës (1996-2015) nuk ka regjistruar asnjë humbje dhe mban rekordin 49-0.
Ai do të kthehet nga pensionimi për të dueluar me të famshmin e arteve të përziera marciale, irlandezin McGregor, ndërsa dy rivalët pritet të përfitojnë nga 100 milionë dollarë. /Telegrafi/