Telegrafi

Më të mirët e Ligës së Evropës– Formacioni pushtohet nga dyshja shqiptare Xhaka dhe Mustafi

Arsenali arriti të kalojë tutje në Ligën e Evropës pas fitores ndaj Bat Borisov 3-0.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi shkëlqyen në këtë përballje.

Lexo po ashtu Xhaka në fund të ndeshjes kacafytet me serbin Dubajic

Xhaka asistoi dy herë, ndërsa Mustafi arriti të shënojë një gol, po nga asistimi i shqiptarit tjetër.

Kjo paraqitje ka bërë që faqja zyrtare e Ligës së Evropës t’i fut në formacionin e javës.

Në formacion është edhe Stephan Lichtsteiner nga Arsenali.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Evropës - Eintracht Frankfurt - Inter, ndeshja më interesante

Talenti Hudson Odoi po ashtu zuri vend në formacion, sikurse edhe Sarabia i Sevillas.

Portieri i javës ishte ai i Dinamo Kiev, Boyko. /Telegrafi/