Arsenali arriti të kalojë tutje në Ligën e Evropës pas fitores ndaj Bat Borisov 3-0.
Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi shkëlqyen në këtë përballje.
Xhaka asistoi dy herë, ndërsa Mustafi arriti të shënojë një gol, po nga asistimi i shqiptarit tjetër.
https://twitter.com/Condre3k/status/1098658223823802368
Kjo paraqitje ka bërë që faqja zyrtare e Ligës së Evropës t’i fut në formacionin e javës.
Në formacion është edhe Stephan Lichtsteiner nga Arsenali.
Talenti Hudson Odoi po ashtu zuri vend në formacion, sikurse edhe Sarabia i Sevillas.
Portieri i javës ishte ai i Dinamo Kiev, Boyko. /Telegrafi/