Telegrafi

Te Milani apo PSG? – Presidenti i Lille flet për të ardhmen e Renato Sanchesit

Presidenti i Lille, Oliver Letang ka folur së fundmi për mesfushorin e shumëpërfolur, Renato Sanches, i cili është lidhur me një largim këtë verë.

Sanches ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar, pasi largimi i tij nga Lille duket i pashmangshëm.

Milani dhe Paris Saint-Germain kanë qenë duke klubet më të lidhur me lojtarin dhe tek ndonjëra skuadër do të përfundoj në fund portugezi.

Lexo po ashtu Krahasimi i ofertave për Renato Sanches nga PSG dhe Milani, diferenca të mëdha

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Lille, Letang, i cili ka thënë se Sanches do të largohet, por ene nuk ka marrëveshje me asnjërin klub.

“Renato Sanches do të largohet këtë verë. Do të jetë Parisi ose Milani, dy mundësi të mëdha për Renaton”, ka thënë fillimisht Letang.

Lexo po ashtu Milani ka ende një mundësi për nënshkrimin e Renato Sanchesit

“Nuk kemi ende marrëveshje të plotë me asnjë klub – do të jetë konfidenciale”, përfundoi i pari i Lille.

Transferimi i mesfushorit portugez pritet të kushtojë rreth 25-30 milionë euro. /Telegrafi/