Fifi pak çaste më parë njoftoi se po tërhiqet nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk po ndihet mirë dhe se dëshiron të kujdeset më shumë për veten e shëndetin mendor.
Pak pasi kumtoi lajmin, ka bërë që të ketë reagime të shumta nga banorët e tjerë, të cilëve ky vendim iu duk i papranueshëm.
Të qarat dhe përqafimet nuk munguan gjatë kohës që po tregonte arsyen e largimit, e disa prej tyre i kërkuan që të mos nxitonte.
Ndërkohë që, të gjithë po i ndihmonin t’i bënte gati valixhet, këngëtarja ua dhuroi secilëve nga një gjë për kujtim.
“Mos qani se nuk është mirë të dalë kështu nga shtëpia”, tha në një nga pjesët e bisedës Fifi.
“Ne kemi besim tek ty. Ti do t’ia dalësh”, kanë qenë disa nga fjalët që pranoi prej banorëve.
Ajo madje i tha se nuk duhet të qajnë meqë nuk po vdes, por vetëm po largohet nga shtëpia dhe që do të shihen sërish jashtë.
Fifi besohet se mori vendimin për t’u larguar nga BBV pas debatit që pati të martën me opinionisten Balina Bodinaku.
Se a duhej të dilte Fifi nga shtëpia u komentua mjaft shumë edhe në rrjetet sociale e faqet rozë, duke dhënë mendime nga më të ndryshmet.
Sido që të jetë, këtë kohë ajo pranoi përkrahje të madhe edhe nga një pjesë e estradës. /Telegrafi/