Nga burime të lartë të LSDM-së, portali PlusInfo bën të ditur se kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, do ta mandatojë Zoran Zaevin, më së voni këtë të mërkurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, bazuar në veprimet e fundit të kryetarit Ivanov, kur e mandatoi Nikolla Gruevski, pa i siguruar nënshkrimet e 61 deputetëve, si edhe vendimin për faljen e politikanëve që janë nën hetime, ekspertët dhe njohësit e çështjeve politike në vend dyshojnë se kryetari Ivanov mund të bëjë ndonjë hap të papritur që do ta thellonte krizën politike në vend./Telegrafi/