Site icon Telegrafi

Krerët e shtetit nesër nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim të Kosovës në BE

Të mërkurën e 14 nëntorit pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 që do të jenë pjesëmarrës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ceremonia pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes së Kosovës, dhe pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Kurti e Konjufca do të kenë deklaratë për media.

Exit mobile version