Luka Modric është një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin.
Me formën që ka shfaqur është e pamundur që lojtari i Real Madrid të mos ketë oferta.
Sipas mediave në Spanjë, kroati ka marrë disa oferta të rëndësishme nga klube me emër në Evropë.
Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus kanë shfaqur interesim për lojtarin.
Megjithatë klubi dhe Zidane nuk dëshirojnë ta lënë të lirë mesfushorin që ka mbushur 32 vjet.
Ai vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të klubi.
Modric ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2020, që është rinovuar këtë vit. /Telegrafi/